Laçi trondit kampionët, Partizani ngec ndaj vendit të fundit

22 Janar 2022
15:58
Alfred Lleshi

Java e 17-të e Superiores startoi dje, me ndeshjen Vllaznia-Egnatia, e cila përfundoi me barazimin 1-1. Sot u luajtën edhe dy sfida të tjera, të dyja në fusha asnjanëse, Rrogozhinë dhe Elbasan. Konkretisht, Teuta “migroi” drejt “Egnatia Arena” për të luajtur ndaj Laçit.

Kjo fushë ka rezultuar jo fatsjellëse për durrsakët, që janë mundur 4-2. Kjo është disfata e dytë radhazi e kampionëve të vendit në fuqi, pas asaj me Kastriotin në javën e kaluar. Nga ana tjetër, kurbinasit e Mirel Josës konfirmohen mjaft produktivë edhe pas pushimeve të Vitit të Ri.

Tashmë, bardhezinjtë kapin vendin e dytë, në kuotën e 31 pikëve, tri të tilla më pak se Tirana kryesuese, e cila do ta luajë më 24 janar ndeshjen e këtij “stacioni” të garës, derbin ndaj Dinamos. Edhe sfida tjetër e kësaj jave do të zhvillohet atë ditë, mes Kukësit dhe Skënderbeut.

Ngec Partizani i Dritan Mehmetit në “Elbasan Arena”. Pas fitores premtuese ndaj Egnatias, javën e kaluar, pritej një tjetër sukses i “demave të kuq”. Megjithatë, nuk ia kanë dalë dot ndaj skuadrës së vendit të fundit, kastriotit.

Krutanët, me trajner të ri, Emiljuano Çela, janë mbajtur fort për 90 minuta, duke marrë një barazim morali. Ndeshja e dytë pa humbje, ndaj dy rivalëve shumë të fortë, çka tregon se krutanët e kanë nisur me ndryshime domethënëse jo vetëm në pëbërje, por dhe rezultate vitin 2022.

LIVE TEUTA-LAÇI 2-3
Golat: Aleksi 22′, Hebaj 81′ / Deliu 45’+3′, 90+6’, Guindo 66′, 73′ (pen)

KASTRIOTI-PARTIZANI 0-0

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit