Lajm i hidhur, futbollisti iranian ndërroi jetë gjatë ndeshjes!

28 Prill 2023
23:29
Telesport
back button

Futbollisti i ri iranian Amirhossein Shirchi u nda nga jeta nga një arrest kardiak të hënën. Lojtari 23-vjeçar, anëtar i ekipit të futbollit Shohada Babolsar, ka ndërruar jetë në minutën e shtatë të ndeshjes kundër Naftogaz Gachsaran në ligën e dytë të futbollit të Iranit.

Lojtari ka pasur një lloj sëmundjeje të zemrës, tha Majid Pashna, kreu i komitetit të futbollit të Babolsarit. Arresti kardiak është një urgjencë mjekësore që ndodh kur zemra papritmas ndalon së rrahuri. Mund t’i ndodhë kujtdo, përfshirë atletët që janë fizikisht të aftë dhe aktivë.

Në futboll, arresti kardiak mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, siç janë sëmundjet themelore të zemrës, goditja nga nxehtësia ose lëndimet traumatike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit