Lajm i hidhur për Tottenham, ylli i mesfushës 6-8 javë larg fushave

10 Shtator 2019
17:46
back button

Giovani Lo Celso ka pësuar një dëmtim serioz me Argjentinën dhe rrezikon të qëndrojë 6-8 javë larg fushave.

Mesfushori u rikthye në Londër para kohe pasi doli i dëmtuar nga barazimi 0-0 i Argjentinës ndaj Kilit.

Lo Celso i ka thënë gazetarëve pas ndeshjes se nuk ishte shumë i shqetësuar, por Spurs kanë frikë se dëmtimi i tij mund të jetë më i rëndë se sa kishte parashikuar lojtari.

Ai u transferua te Tottenham gjatë verës së kaluar dhe akoma nuk e ka bërë debutimin e tij në një ndeshje kompetitive.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit