Futboll

Lajm i keq për Flamurtarin, FIFA i heq 3 pikë

Kalon përtej çdo diskutimi, fajësimi dhe ç’fajësimi çështja mes Flamurtarit dhe ish-futbollistit kuqezi, Toni Pezo. Ka mbërritur vetëm pak minuta më parë vendimi i formës së prerë nga FIFA mbi këtë çështje. Skuadra e Flamurtarit penalizohet me -3 pikë, pavarësisht pretendimeve të vlonjatëve për shlyerjen e detyrimeve ndaj futbollistit.

Klubi vlonjat numëron tashmë 3 pikë më pak në klasifikim.

Klubi vlonjat numëron tashmë 3 pikë më pak në klasifikim.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi vlonjat nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale. Nëpërmjet këtij sqarimi, mësohet se me shkresën e FSHF-së, nr. 210, datë 16.01.2016, është njoftuar mbi vendimin e formës së prerë të marrë nga FIFA, në lidhje me çështjen e futbollistit Toni Pezo kundër “Flamurtari Football Club”. Sipas të njëjtës shkresë, FSHF është e detyruar të ekzekutojë vendimin e FIFA-s, për t’i hequr Flamurtarit 3 (tre) pikë nga renditja e sezonit aktual 2015-2016.

Drejtuesit e Flamurtarit pretendojnë se kanë likujduar detyrimin prej 17.500 euro, ndaj Toni Pezos.

Drejtuesit e Flamurtarit pretendojnë se kanë likujduar detyrimin prej 17.500 euro, ndaj Toni Pezos.

E gjithë kjo, pavarësisht pretendimeve të klubit vlonjat se borxhi i vjetër i akumuluar për vitet 2010-2012, në shumë prej 17.500 Euro për çështjen Toni Pezo , në kohen kur Flamurtari administrohej nga bashkia Vlorë, është marrë përsiper dhe është ekzekutuar pagesa në datë 28 Dhjetor 2015, nga administrata aktuale.

[interaction id=”569a98b76f21c9dc05886d3a”]

Më shumë nga Futboll