Lajm i kobshëm për kombëtaren kuqezi, Covid-19 i merr jetën njeriut që i shërbeu për 27 vite

13 Shtator 2021
11:27
Alfred Lleshi
back button

Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, sidomos për kombëtaren kuqezi. Covid-19 I mori jetën fizioterapistit të kombëtares kuqezi, Ylli Mihali. Njeriu që kaloi 27 vite duke iu shërbyer djemve të kombëtares sonë nuk e fitoi dot betejën stërmunduese me virusin e rrezikshëm. Ka qenë presidenti I FSHF-së, Armand Duka, ai që e ka dhënë këtë lajm shumë të hidhur përmes rrjeteve sociale:

“Të dashur miq! Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19. Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij.

Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë.

Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.

Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit