Lajm i madh! Basketbolli shqiptar del nga izolimi pas gati 1 viti, lejohen ndeshjet

28 Janar 2021
13:18
Alfred Lleshi
back button

Lajm i madh për basektbollin shqiptar. Pas gati një viti karantinë, ndërprerjeje të aktiviteteve kombëtare dhe të çdo lloji tjetër, i hapet drita jeshile për të rifilluar. Kërkesës së radhës së federatës së këtij sporti në vendin tonë i është përgjigjur pozitivish Komiteti i Ekspertëve të Pandemisë, përmes kryetares dhe zv.ministres Mira Rakacolli. Në shkresën e siguruar prej nesh, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale miraton kërkesën për zhvillimin e ndeshjeve të basketbollit në Shqipëri:

“Në përgjigje të shkresës tuaj, Nr.149 Prot, datë 11 janar 2021, regjistruar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Nr.149 Prot, datë 12.01.2021, me “Kërkesë për vëmendje dhe mbështetje të posaçme për Federatën Shqiptare të Basketbollit”, ju bëjmë me dije se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e miraton kërkesën tuaj për zhvillimin e ndeshjeve të basketbollit. Gjatë zhvillimit të aktiviteteve duhet të respektohen masat e distancimit social, si dhe ato higjieno-sanitare për parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19”.

 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit