Lajm i madh për Brojën, Lampard e surprizon

20 Shkurt 2020
17:55
Eraldo Harlicaj
back button

Armando Broja nënshkroi para pak ditësh kontratën e parë profesionale me skuadrën e Chelseas. Lojtari shqiptar ka bërë mjaft mirë me ekipet e moshave, por nuk kishte marrë ende thirrje nga skuadra e parë. 

Trajneri Frank Lampard e ka ftuar të stërvitet me ekipin e parë dhe po e mban nën vëzhgim. Numri një i stolit ka marrë sinjale pozitive nga drejtuesit e akademisë dhe djaloshi nga Malësia e Madhe mund të grumbullohet në ndeshjen e tij të parë. 

Broja mund të ketë shansin e artë për të treguar se sa vlen dhe të mbetet me ekipin e parë të londinezëve. Djaloshi i ri shihet si e ardhmja e kombëtares sonë, por dhe një element i vlefshëm për Chelsea. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit