Lajm i madh për Shqipërinë, talenti i lindur në Londër firmos kontratën e re me klubin anglez!

20 Maj 2020
15:19
Telesport
back button

Edorardo Reja, trajneri i Shqipërisë, por edhe tifozët kuqezi, kanë marrë një lajm të shkëlqyer ditën e sotme, teksa sulmuesi i krahut Armando Dobra, pjesë e ekipit Shpresa (U-21) dhe që ka deklaruar se do të veshë fanelën e përfaqësueses tonë, ka firmosur kontratën e re me klubin anglez Ipswich Town.

Një firmë që do të ketë vlerë deri në qershor të vitit 2023 dhe vjen në një kohë pandemie, ndaj ka vlera të dyfishta.

✍️ Armando Dobra has signed a new three year deal which will see him remain at Portman Road until the Summer of 2023, with Town having an optional extra year on top. #itfc

Gepostet von Ipswich Town Football Club am Mittwoch, 20. Mai 2020

Dobra ka lindur në Londër dhe është një futbollist me prespektivë. Ai ka luajtur edhe tre ndeshje me ekipin e parë të Ipsëich, në kategorinë e tretë, pra League 1, teksa u aktivizua edhe në FA Cup.

Pas aktivizimeve me ekipin e rezervave dhe në këtë kampionat, tani është gati për hapin e madh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit