Lajm i mirë nga Gjermania, Mavraj konfirmon gjithçka

30 Maj 2020
17:02
Eraldo Harlicaj

Mërgim Mavraj pritet të rikthehet në dispozicion të ekipit të tij të Greuther Furth. Mbrojtësi nuk ka luajtur që prej shkurtit, pasi ishte i dëmtuar. Shqiptari qëndroi 3 muaj jashtë fushave, por periudha e karantinës e ka ndihmuar të mos humbasë shumë ndeshje.

Shtatlarti e ka pranuar vetë se do të rikthehet shumë shpejt me ekipin. “Shumë shpejt do të rikthehem në 100% të formës dhe do të vazhdoj punën me ekipin. Mavraj u largua nga Inglostadt në verë dhe kaloi te Furth.

33-vjeçari vendosi të rikthehej tek ish-ekipi i tij ku luajti rregullisht deri para pak dëmtimit. Ai u kthye në liderin e skuadrës së tij dhe një shtyllë e fortë në mbrojtje. Mavraj ka patur disa fërkime me trajnerin Edy Reja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit