Lajm i mirë për Milanin, Ibrahimovic rikthehet në bazë

1 Qershor 2020
15:16
Eraldo Harlicaj

Milani ka marrë një lajm të mirë, pasi sulmuesi Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet sot në stërvitje. Shtatlarti duket se e ka kaluar dëmtimin e tij dhe tashmë do të rikthehet sërish nga Suedia.

Gjiganti i sulmit u lejua nga Milani që të rikthehej në Suedi, pikërisht për faktin se mund të ishte më i qetë dhe të kurohej atje. 38-vjeçari duket se e ka kaluar problemin në pulpën e tij dhe pas 10 ditësh në shtetin skandinav pritet të rikthehet.

Tuttosport shkruan se suedezi pritet të rikthehet të mërkurën ose të enjten, sepse do t’i nënshtrohet testeve. Ai do të bashkoeht shpejt me ekipi dhe te Milani shpresojnë që gjithçka të shkojë mirë dhe të jetë gati për Serie A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit