Lajme të reja nga Barça, Piqué “tregon dhëmbët” dy ditë para “El Classico”

8 Prill 2021
13:30
Alfred Lleshi
back button

Një lajm i mirë vjen tani nga seanca stërvitore e kësaj të enjteje në mëngjes nga Barcelona. Gerard Piqué ka punuar me grupin, duke dhënë sinjale të qarta se mund të luajë kundër Real Madridit, në “El Clasico” e fundjavës, tepër vendimtare për titullin në La Liga. Sidoqoftë, mungesa kryesore ishte ajo e Griezmann, për arsye personale.

Tani për tani, qendërmbrojtësi shtatlartë po ushtrohet me shokët e tij të skuadrës, me ngarkesë të plotë. Edhe dje, ai shkoi në “Ciudad Deportiva”, përkundër faktit që skuadra e kishte ditë pushimi, ku vijoi me planin riaftësues. Sot është dita vendimtare për të ditur nëse ai do të jetë apo jo në klasiken e madhe të futbollit spanjoll. Sapo të përfundojë trajnimi, të gjitha palët e përfshira; trajneri, lojtari dhe stafi mjekësor, do të vendosin.

Piqué prej ditësh e synon ndeshjen kundër Real Madridit. Jo aq për shkak të emrit të rivalit, por sepse dëshiron ta ndihmojë ekipin e tij në këtë pjesë të fundit të sezonit. Duhet të mbahet mend se Koeman e bëri shumë të qartë javën e kaluar se nuk është në favor të ndërmarrjes së rreziqeve me asnjë lojtar. Për këtë arsye, Piqué do të jetë në “Valdebebas” vetëm nëse shërohet plotësisht nga shqetësimi në gju.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit