LAJMET E FUNDIT | Caktohet orari i Atalanta-Villareal. Anulohet ndeshja e Tottenham, motivi

8 Dhjetor 2021
23:07
Telesport
back button

Nëpërmjet kanaleve të tyre zyrtare, Tottenham ka njoftuar se ndeshja e nesërme kundër Rennes është shtyrë për një datë të mëvonshme: “Mund të konfirmojmë se ndeshja në shtëpi e Grupit G të Konferencë Europa League kundër Rennes nuk do të zhvillohet nesër (e enjte më 9 dhjetor) për shkak se ne klub u gjetën shumë rezultate pozitive të koronavirusit.

Diskutimet me UEFA janë në vazhdim dhe ne do të ofrojmë një përditësim të mëtejshëm në kohën e duhur.

Për më tepër, pas diskutimeve me Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore (ish-Shëndeti Publik Angli) dhe konsulentët e DCMS, klubi u këshillua të mbyllte qendrën stërvitore për momentin, në interes të shëndetit dhe sigurisë së lojtarëve dhe stafit”.

Sakaq, sfida vendimtare për kalimin në 1/8 e Champions League mes Atalantës dhe Villarrealit do të luhet nesër me fillimin e ndeshjes në orën 19:00. Ky është vendimi i UEFA-s, pavarësisht vullnetit të lojtarëve të Bergamos për ta luajtur në mbrëmje për t’i lejuar tifozët të shkojnë më lehtë në stadium…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit