Lajmet nga Spanja trondisin Juventusin për… Dybala

24 Tetor 2020
9:49
Alfred Lleshi

Nuk ka asnjë lajm për rinovimin e Paulo Dybala. Negociatat me Juventusin janë ende të bllokuara dhe “tymi i bardhë” vazhdon të shtyhet, pavarësisht se agjenti i argjentinasit ka qenë në Torino prej një muaji tani. Ndërkohë, nga Spanja vijnë lajme aspak të mira për kampionët e Italisë: Chelsea ka gati megaofertën për “10” bardhezi.

Situata mbetet pezull, pasi sulmuesi argjentinas ende nuk ka arritur një marrëveshje me “Zonjën e Vjetër” për rinovimin e kontratës aktuale, që i skadon më 2022. Mediat iberike zbulojnë se Chelsea do të donte ta merrte atë në Londër me çfarëdolloj çmimi. “Todofichajes.com” raporton se blutë e Lampard po përgatisin një ofertë midis 80 dhe 100 milionë eurove për ta bindur Juventusin dhe një pagë mbi 10 milionë euro në vit për vetë “Joya”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit