ZYRTARE: Armando Cungu largohet nga Kukësi!

19 Mars 2019
11:33
back button

Lajm i bujshëm nga Kukësi: Armando Cungu nuk është më trajner i verilindorëve!

Lajmin e ka dhënë vetë klubi, me një njoftim të shkurtër në Facebook, ku zyrtarizohet largimi i trajnerit shkodran dhe emërimi i Ramadan Ndreut në vend të tij.

"Futboll Klub Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu.

Si pasojë e rezultateve negative te javëve të fundit, drejtuesit e Klubit dhe Armando Cungu kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit.

Falënderojmë trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë dhe i urojmë suksese në karrierë.

Që nga dita e sotme në krye të pankinës sonë do të jetë Ramadan Ndreu, i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit te klubi ynë".

Cungu paguan humbjen në Korçë, por edhe paraqitjet jo të mira në muajt e fundit, me pikë të lëna e një nivel që nuk u përmirësua, as pas përforcimeve të bujshme në janar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit