LAJMI I FUNDIT: Dy ide për stolin, Tirana e ndarë në fronte. Shkak bëhet aspekti ekonomik

18 Dhjetor 2019
17:20
back button

Tirana vazhdon të mendojë për trajnerin e ri (Egbo do të vazhdojë ndoshta edhe në sfidën e fundit të vitit, veç derbit dhe sfidës me Flamurtarin) dhe negociatat i ka nisur sidomos me Ilir Dajën, trajnerin aktual të Skënderbeut. Pikërisht ngërçi ekonomik është problemi, pasi bardheblutë nuk mund të paguajnë rrogat e mbetura deri në fund të sezonit te Ardian Takaj, presidenti i Skënderbeut, që nuk e lëshon pa u paguar!

Tirana nuk mund të ketë luksin të paguajë për lirimin e Dajës, duke qenë se paguan ende Ardian Memën pas shkarkimit dhe ka shlyer edhe me dy muaj Julian Ahmatajn.

Fakti është që Refil Halili, presidenti bardheblu, ka zgjedhur Dajën nëse do të arrihet te trajneri i ekipit korçar, por në anën tjetër ka edhe një tjetër front, pasi drejtuesit po mendojnë edhe për Zekeria Ramadani, që është pa ekip për momentin. Ramadani kujtojmë që ka dalë kampion me Feronikelin dhe ka drejtuar Kukësin në Shqipëri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit