LAJMI I FUNDIT: Dy lojtarë të Partizanit me Covid-19

8 Korrik 2020
21:11
Telesport
back button

Partizani ka bërë të ditur se dy lojtarë janë infektuar me coronavirus.

Bëhet fjalë për Deian Boldor dhe Besnik Ferati.

16 herë kampionët e Shqipërisë kanë bërë gjithashtu të ditur se dy lojtarët e prekur nga virusi janë vetizoluar dhe se janë në gjendje të mirë.

Lojtarët nuk kanë shfaqur simptoma.

Lojtari tjetër që i është nënshtruar testimit ka qenë Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ.

NJOFTIMFK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv…

Gepostet von FK Partizani Albania am Mittwoch, 8. Juli 2020

Njoftimi i klubit

“FK Partizani njofton se dy prej pjesëtarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv”.

“Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetizoluar në banesat e tyre”.

“Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjesëtar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet  protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesën tjetër të skuadrës dhe stafit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit