Lajmi i fundit, FIFA shtang Skënderbeun

8 Shtator 2020
20:18
Telesport
back button

Merkato e Skënderbeut është bllokuar nga FIFA.

Lajmi është dhënë nga Euronews Albania, që është vënë në zotërim të vendimit të marrë nga FIFA që e ndalon klubin korçar të bëjë lëvizje në merkato, të paktën për momentin.

Një vendim ky që ka ardhur pas gjyqit të humbur nga Skënderbeu me  futbollistin Kaba Sambou 15 janarin e kaluar.

Korçarët i detyrohne 90 mijë euro lojtarit nga Gambia dhe, në rast se nuk do ta paguajë brenda 45 ditëve të ardhshme, atëherë nuk do të mund të bëjë asnjë lëvizje në merkato deri në momentin e bërjes së pagesës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit