LAJMI I FUNDIT: Gianni de Biasi kthehet në stol pas gati 3 vitesh! Pritet firma zyrtare

10 Korrik 2020
17:23
Telesport
back button

Pas thuajse 3 vitesh, Gianni de Biasi është gati që të kthehet në stol dhe do ta bëjë ndoshta te Azerbajxhani. Ish-trajneri i Shqipërisë dhe “fari” drejt Europianit historik Francë 2016, pas aventurës te pankina e Alaves, nuk ka marrë drejtimin e asnjë ekipi, duke mos besuar në projekte afatshkurtra, siç shpesh e ka përsëritur…

Deportivo Alavés, ufficiale: esonerato Gianni De Biasi

Ish trajneri kuqezi, që dikur ka drejtuar edhe Modena, Torino dhe Udinese në Itali, pati këtë mëngjes një videokonferencë me drejtuesit e Federatës Azere.

El Alavés destituye a Gianni De Biasi - Fútbol - Eurosport

Më vonë, Komiteti Ekzekutiv u mblodh: “Duke marrë parasysh situatën e lidhur me pandeminë COVID-19, duhet të nënshkruhet një marrëveshje me Gianni De Biasi, i cili do të emërohet kryesues i ekipit kombëtar nëse ai pranon kushtet që janë vendosur mbi të. Bisedimet për përcaktimin e kushteve të marrëveshjes do të vazhdojnë nëse arrihet një shumicë votash në Komitet. Arif Asadov duhet të emërohet zv / trajner”, raporton në faqen zyrtare të Federatës Azere të Futbollit.

Sa i takon kushteve të veçanta të kontratës, ato lidhen me rreziqet financiare që federata do të ketë në rast se shtyhen ndeshjet ndërkombëtare për shkak të pandemisë, ose nëse ka vështirësi që De Biasi të fluturojë drejt Azerbajxhanit”

Për De Biasin është gati një kontratë 2 vjeçare me opsion për vitin e tretë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit