Letra zyrtare: Gjyqi i Skënderbeut bëhet telenovelë pa fund

17 Prill 2019
21:50
back button

Në Korçë presin me ankth përfundimin e gjyqit në CAS, me klubin korçar që ka apeluar kundër dënimit prej 10 vitesh me mospjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s, por duket se kjo histori do zgjatë tmerrësisht shumë.

Sot Skënderbeu ka publikuar letrën zyrtare të zyrës ligjore që po mbron interesat e klubit dhe në bazë të saj, duket se kjo çështje do të zvarritet edhe disa muaj.

"I dashur zoti Takaj,

Konfirmojmë se çështja në CAS, Skënderbeu v. UEFA, u dëgjua dje, më 16 prill, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë. CAS do ta japë vendimin e vet final në muajt e ardhshëm", thuhet në letrën e zyrës ligjore që mbron Skënderbeun.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit