Godet Igli Tare, zbuloni cilin sjell te Lazio

1 Korrik 2019
17:35
Anton Cicani
back button

Lazio ka arritur marrëveshjen me SPAL në lidhje me futbollistin që ra në sy sidomos sezonin e shkuar dhe një sezon përpara tij: Manuel Lazzari.

Bardhekaltrit, falë punës së Igli Tares, kanë shtrënguar duart me ekipin bardheblu për një shifër e barabartë me 9-10 mln euro, sipas "Sky Sport", plus edhe kartonin e Alessandro Murgia, për të cilin mbeten pak detaje.

Sidoqoftë, tratativa mund të quhet e mbyllur dhe Lazio blen një mesfushor të veçantë, sepse Lazzari ka luajtur për 6 vite te SPAL, nga kategoria e katërt deri në Serinë A, duke kapur edhe kombëtaren italiane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit