LAJMI I FUNDIT: Interi humbet yllin e ekipit dy ndeshje!

6 Korrik 2020
12:52
Telesport
back button

Problem muskulor për Nicolò Barella. Mesfushori i Interit, i cili nuk luajti kundër Bologna për një shqetësim në kofshë, iu nënshtrua sot testeve instrumentale dhe sipas raportit mjekësor do të duhet të mungojë edhe në dy sfidat e tjera, si ajo ndaj Veronas dhe Torinos.

Një problem jo i vogël për Antonio Conten, duke qenë se mesfushori i blerë nga Cagliari gjatë verës së shkuar, është tepër i rëndësishëm për skemat e zikaltërve sidomos në aspektin e grintës dhe presingut në pikën nevralgjike të fushës.

Gjendja e 23-vjeçarit nuk është shqetësuese, por sidoqoftë do të vlerësohet më mirë pas disa ditësh. Barella ka luajtur 23 ndeshje deri tani në kampionat dhe 10 në Kupën e Italisë, Champions/Europa League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit