LAJMI I FUNDIT: Interi merr vendim mbi trajnerin Conte! Presidenti Zhang me ultimatum

5 Gusht 2020
12:04
Telesport

Pas stuhisë, bie qetësia… Por, duket më shumë si armëpushim. La Gazzetta dello Sport sqaron të ardhmen e Antonio Conte: konferenca e djeshme për shtyp, përpara sfidës së mbrëmjes ndaj Getafes, zhgënjeu ata që prisnin fishekzjarre të reja nga tekniku zikaltër.

Fjalët e Steven Zhang shërbyen, edhe pse takimi vendimtar mes pronësisë dhe trajnerit do të zhvillohet në fund të sezonit: presidenti dhe tekniku, në fakt, kanë rënë dakord të takohen përsëri kur sezoni të jetë mbyllur përfundimisht.

Calciomercato Inter, Conte fa una richiesta enorme? Zhang dice sì!

“Ok” sa i përket merkatos dhe fuqizimeve të verës, por mjaft më me shpërthime në media. Suning është gati të kënaqë dëshirat e trajnerit që fiton 12 mln euro në sezon dhe që ka edhe 2 vite kontratë, por nuk do të tolerojë më daljet publike që dëmtojnë ambjentin.

Nëse do të përsëritet një situatë e ngjashme me atë që ndodhi pas ndeshjes Atalanta-Inter, javën e fundit të kampionatit, Conte do të shkarkohet nga puna menjëherë!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit