LAJMI I FUNDIT | Klopp konfirmon dëmtimin e liderit: Mund të kishte shkuar edhe më keq!

21 Shkurt 2020
14:54
back button

Jurgen Klopp ka konfirmuar një lajm mjaft të keq ditën e sotme, teksa është shprehur se Jordan Henderson ka pësuar një dëmtim dhe si pasojë do të mungojë për të paktën 3 javë. Sipas gjasave, kapiteni i “The Reds” nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e kthimit ndaj Atletico Madrid që luhet në “Anfield Road”.

“Mund të kishte shkuar edhe më keq. Mjafton të kujtojmë dëmtimin e Harry Kane. Nuk është edhe aq keq sepse bëhet fjalë për një mungesë gati 3 javë. Normalisht që jemi të mërzitur, por nëse e shohim nga një anë tjetër, jemi me shumë fat”, përfundon Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit