LAJMI I FUNDIT | Lazio hap merkaton, Tare i papërmbajtshëm! Po mbyll 4 goditje dhe shkëmbimin me Juventusin

18 Maj 2022
23:22
Telesport
back button

Kampionati nuk ka mbaruar as, por me sigurinë e kualifikimit në Europa League merkato e Lazios duket se ka marrë hov: po përfundon një shkëmbim i bujshëm me Juventusin, ku do të shkojë Acerbi, ndërsa Rugani vjen te Lazio.

Dëshira për të kënaqur Sarrin nuk ndalet në mbrojtje. Në fakt, marrëveshja për zevendes Immobile eshte është prane: kontakte në orët e fundit për Francesco Caputo, të cilin Sampdoria mund ta shesë për arsye ekonomike.

Por, nuk eshte e gjitha pasi fuqizim do te kete edhe në mesfushë: Matias Vecino, i liruar nga Interi, duhet të jetë përforcimi për repartin me problematik per Maurizio Sarri, i cili gjithashtu drejtoi uruguaianin në vitin e tij të mrekullive në Empoli.

Lazio pa frena në këtë të mërkurë të vetme në dukje të qetë në maj: klubi bardhekalter po shtyn për te mbyllur goditjen Marcos Antonio të Shakhtarit: në idetë e Sarri, braziliani do të zinte vendin e bashkatdhetarit Lucas Leiva, një tjetër lojtar te cilit i skadon kontrata ne qershor.

Takimi i sotëm mes Claudio Lotito dhe Enzo Raiola, agjentit të Patric dhe Alessio Romagnoli pati efekte pozitive: kapiteni i Milanit po largohet nga kuqezinjtë dhe më 30 qershor do të shohë skadimin e marrëdhënies së tij me drejtuesit, ndaj dhe interesi i fortë i Lazios për ta transferuar ate ne Formello eshte i madh.

Pas ngadalësimit të vogël të javëve të fundit, sot ka një kontakt të ri pozitiv mes palëve, me Lotiton që ka ngritur ofertën për qendrorin, ardhja e të cilit sigurisht nuk përjashton atë të Ruganit nga Juventusi, me të cilin ai po finalizon shkëmbimin me Acerbin. Dhe për mesfushë dhe sulm, Vecino dhe Caputo janë gati!

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit