LAJMI i FUNDIT | Milani blindon yllin e ekipit: rroga e tij gati 3-fishohet

27 Janar 2022
18:09
Telesport
back button

Milani ka nisur një fushatë rinovimesh dhe nëse Romagnoli dhe Kessie mund të largohen me zero në verë pasi ofertat e kuqezinjve nuk përputhen me kërkesat e tyre, nuk do të ndodhë kështu me Theo Hernandez.

Francezi do të firmosë kontratën e re që skadon në qershor 2026 për gati 4 mln euro në sezon dhe bonuse, duke kaluar kështu nga 1.5 mln në gati direkt trefishim rroge.

Që kur erdhi nga Real Madrid për 20 mln euro, Theo është bërë titullar i padiskutuar dhe ka bërë diferencën te Milani duke arritur shumë asist dhe gola me kuqezinjtë në këto 2 sezone e gjysmë.

Pas Theo Hernandez, që në 2 ndeshje ka qenë edhe kapiten, do të jetë radha e Leaos dhe e Ismael Bennacer për të rinovuar kontratat e tyre.

Për portugezin gati rroga 4 mln euro dhe bonuse gjithashtu, ndërsa për Ismael Bennacer do të jetë rreth 4 mln bashkë me bonuse.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit