LAJMI I FUNDIT: Milani prenoton talentin e Benficas! Akord principi me portugezët

25 Maj 2020
14:09
Telesport
back button

Milani vazhdon të jetë i interesuar për talentin e Benficas, Florentino Luis, po për momentin bisedimet janë të bllokuara për të dy klubet, shkak edhe pandemia dhe fakti që sezoni ende nuk ka mbaruar dhe duhet të rifillojë.

Mesfushori i talentuar po përgatitjet për rinisjen e kampionatit me 3 qershor, teksa prestigjozja “A Bola” shkruan se mes dy klubeve, gjatë këtyre javëve, është arritur një akord principi, por diskutimet do të vijojnë dhe konrektizohen në fund të sezonit.

Sky - Milan-Florentino Luis, nessuna risposta dal Benfica

Milani dëshiron që të marrë mesfushorin në huazim me të drejtë blerje, ashtu si Benfica shiti Gedson Fernandes te Tottenham. Gjatë dimrit, kuqezinjtë tentuan të merrnin Florentinon, duke rënë dakord edhe me agjentin e tij mbi rrogën, por në atë moment, trajneri i Benficas refuzoi pasi e shihte si element të vlefshëm të ekipit.

Por, deri në 12 mars, dita kur u ndërpre kampionati, 20-vjeçari luajti vetëm dy ndeshje me shqiponjat e Lisbonas. Florentinoë shtëedhe pjesë e U-21 të Portugalisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit