LAJMI I FUNDIT: Peruja rihap futbollin, por zgjedh një format si turne tenisi!

3 Qershor 2020
13:54
Telesport
back button

Presidenti i Federatës Peruane të Futbollit, Agustin Lozano, ka konfirmuar se kampionati mund të rikthehet, por do të zhvillohet vetëm në kryeqytetin Lima.

“U aprovua protokolli dhe shpresojmë që klubet të mblidhen për të përcaktuar formatin e turneut”. Vendimi për të luajtur në Lima u morr pas udhëzimeve dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë: “Kemi zgjedhur Limën jo për t’i dhënë avantazh dikujt, po për të garantuar siguri sportive. Aty janë infrastrukturat më të mira dhe personel i kualifikuar, përveç se fusha stërvitje të mira dhe me kushte moderne”.

Një sqarim mbi formatin: “Do të respektohet verdikti i fushës. Rënia nga kategoria? Një turne që nuk e parashikon këtë nuk ka sens”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit