LAJMI I FUNDIT: Premier League rinis me 17 qershor! Caktohen dy ndeshjet e para

28 Maj 2020
16:30
Telesport
back button

Lajm i bujshëm vjen nga Anglia, ku prestigjozet “Telegraph” dhe BBC, kanë zbuluar pak më parë se në mbledhjen që është zhvilluar ditën e sotme mes përfaqësuesve të klubeve të Premier League dhe Ligës angleze të futbollit, u vendos që të mërkurën në datën 17 qershor, Premier League do të rinisë zyrtarisht.

Programi parashikon dy ndeshjet e prapambetura të javës së 28-të: Aston Villa-Sheffield United dhe Manchester City-Arsenal. Në fundjavën më pas do të zhvillohet java e 29-të me objektivin për të mbyllur sezonin brenda 1-2 gushtit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit