LAJMI I FUNDIT | PSG do të paguajë gjysmën për kartonin e Skriniar po nuk rinovoi deri në janar!

22 Shtator 2022
23:28
Telesport

Milan Skriniar vazhdon të jetë një çështje e ndjeshme te Interi. Sepse rinovimi nuk ka ardhur ende dhe Paris Saint Germain është në gjurmet e tij qe prej veres kur arriti te ofronte deri ne 55 mln euro bashke me bonuse te refuzuara nga drejtuesit zikalter qe kerkuan 65 mln euro.

Por si është situata për momentin? Skriniar ka një kontratë deri më 30 qershor 2023 dhe në fund të vitit mund të nënshkruajë, ndoshta, si lojtar i lirë me francezet, të cilët i ofruan nëntë milionë euro në vit lojtarit këtë verë, ndërsa Interi kishte propozuar rreth 5 mln euro per ta mbajtur dhe shtyre kontraten.

Shumë e vogel ajo e ofruar nga Interi për të menduar se sllovaku mund të zgjedhë të mbetet mendjelehtë, edhe pse është i lumtur në Milano dhe në fazat fillestare të pazarit nuk kishte asnjë qëllim për të pranuar një transferim.

Por, tashme PSG e ka ndare mendjen dhe duket se ne janar do te arrije te ofroje maksimumi 25 mln euro te Interi pa rinovim. Nese sllovaku do te refuzonte rinovimin me Interin, klubi do te ishte i detyruar ta shiste.

Kujtojme qe Skriniar kur u ble te Sampdoria, dorianet mbajten edhe perqindje mbi shitjen e mundshme por me keto 25 mln euro nuk do te kete ndonje fitim te madh pasi dha 30 mln euro te Sampdoria.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit