LAJMI I FUNDIT | Ronaldo i frustruar dhe intolerant: gjesti i tij pas Chelsea-United dhe vendimi i bujshëm sot!

29 Nëntor 2021
16:16
Telesport

Manchester United mund të jetë plotësisht i kënaqur me pikën e sjellë në shtëpi nga udhëtimi jashtë fushe, ne Stamford Bridge, perballe kryesuesit Chelsea, ku Juventus u mposht 4-0 vetëm disa ditë më parë.

Megjithatë, ka nga ata që e përjetuan të dielën e Stamford Bridge si një makth, me zhgënjim të madh. Ky është ai që duhet të ishte një nga protagonistët më të pritur të ndeshjes, pra Cristiano Ronaldo, i cili në vend të kësaj e gjeti veten duke parë skuadrën e tij nga pankina, i përjashtuar nga njëmbëdhjetëshja titullare. Trajneri i perkohshem Carrick, përdori fjalë të rrethanave duke folur për një situatë që nuk është “tragjedi” për lojtarin. Ky i fundit megjithatë ka treguar më shumë brenda dhe jashtë fushës…

Në pankinë CR7 ndoqi Chelsea-United si një luan në kafaz. Portugezi shpesh dhe me dëshirë ka bërtitur dhe shprehur pakënaqësinë e tij për provën e skuadrës së tij, duke u treguar çdo gjë tjetër veçse i qetë në fushë.

Në minutën e 64′, me avantazhin 1-0 të Djajve të Kuq falë golit të Sanchos, momenti i tij mbërriti kur u aktivizua ne minuten e 64′ ne vend të ish-lojtarit te Borussia Dortmundit deri atëherë vendimtar (falë gabimit të Jorginhos).

Në fushë Cristiano Ronaldo nuk pati shumë mundësi për t’u dukur. Pak ndezje, ndërsa skuadra e tij pranoi golin e barazimit. Ende nervoz, pese here fituesi i Topit te Arte mori edhe një karton të verdhë për protesta pasi u ankua në mënyrë flagrante te arbitri pas dëmtimit të McTominay.

Pas fishkëllimës së fundit dhe frikës së madhe te humbjes me rastin e fundit te Rudiger, Cristiano Ronaldo ka shprehur gjithë humorin e tij të keq. Në vend që të merrte pjesë në pjesën e tretë klasike në mesin e fushës dhe të shtrëngonte duart me lojtarët kundërshtarë, portugezi u fut me shpejtësi në tunelin që të çon në barkun e Stamford Bridge, pa pershendetur as tifozet e United qe kishin udhetuar ne Londer.

Gjithçka duke mërmëritur me vete para se të arrinte në dhomat e zhveshjes, dukshëm i mërzitur. Një situatë që perseritet me ndeshjen tjetër në të cilën CR7 fillimisht qëndroi në stol, pra me Everton.

E kush e di se çfarë do të ndodhë tani me drejtuesit dhe Rangnick, i cili në karrierën e tij tashmë ka treguar se nuk shikon askënd te privilegjuar dhe ka deklaruar se e vendos ekipin në vend të parë.

Ndërkohë, debati për rolin e Ronaldos dhe të qenit i “paprekshëm” i ka vënë flakën ekspertëve. Nga njëra anë, ata si Roy Keane do ta dëshironin gjithmonë atë në fushë, nga ana tjetër, ata si Carragher, ndërsa njohin dhuntinë e tij të jashtëzakonshme për golat, nxjerrin në pah kufizimet e tij në ndihmën e ekipit përsa i përket presionit.

Me pak fjalë, Cristiano Ronaldo ia del gjithmonë t’i bëjë njerëzit të flasin dhe intoleranca e tij tashmë duket evidente, pavarësisht postimit të tij në Instagram, ku pas ndeshjes tentoi të mbyllte polemikat…

Polemika qe ndizen edhe sot. Motivi? Sonte në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:30, do të zhvillohet ceremonia për “Topin e Artë” që jepet nga France Football.

Pritshmëritë janë që Leo Messi të marrë për të shtatën herë “Topin e Artë”, edhe pse sigurisht qe Robert Lewandowski eshte rivali kryesor dhe i preferuari i publikut.

Cristiano Ronaldo – sipas lajmeve te fundiut, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e sotme.

Rivali më i fortë për Messin shikohet Robert Lewandowski, por fakti që me Poloninë dhe me Bayern nuk triumfoi në arenën ndërkombëtare, e ka penalizuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit