LAJMI I FUNDIT! Sonte gjysmëfinalja e kthimit mes City dhe PSG, merret vendimi mbi Mbappe

4 Maj 2021
18:11
Telesport

Kylian Mbappé nuk do të jetë titullar në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Champions League midis Manchester City dhe Paris Saint-Germain.

Kampioni francez, sipas Telefoot, nuk e ka kapërcyer problemin e pulpës dhe nuk do të rrezikohet nga Pochettino.

Sidoqoftë, ai mund të hyjë gjatë ndeshjes, veçanërisht nëse kontributi i tij do të ishte i nevojshëm për të përmbysur situatën.

Kujtojmë që fillohet nga rezultati 1-2 në Parc des Princes një javë më parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit