LAJMI I FUNDIT: U rikthye pas thuajse 6 muajsh, dëmtohet sërish lojtari i paguar 10 mln euro nga Milani

2 Qershor 2020
15:34
Telesport

Një tjetër dëmtim te Milani: gjatë stërvitjes së sotme, mbrojtësi brazilian Leo Duarte ka pësuar një tërheqje muskulore. Orët e ardhshme do t’i nënshtrohet një rezonance magnetike që do të përcaktojë entitetin e dëmtimit.

Ish-mbrojtësi i Flamengos, që kushtoi 10 mln euro, sapo kishte kaluar një dëmtim të gjatë që e mbaji jashtë fushe të paktën 5 muaj. Sipas asaj që ka njoftuar “Sky Sport”, ndalesa e tij pritet të jetë rreth 3-4 javë.

Mg Milano 19/01/2020 – campionato di calcio serie A / Milan-Udinese / foto Matteo Gribaudi/Image Sport
nella foto: Zlatan Ibrahimovic

Ndërkohë, ditën e mërkurë pritet të kthehet në Milano Zlatan Ibrahimovic, që gjithashtu do të kryejë rezonancën magnetike për të kuptuar se në çfarë faze është dëmtimi në pulpë. Ibra kërkon që të jetë gati për fundin e qershorit dhe të mos ketë humbur shumë ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit