LAJMI I KEQ: Milan, dy yjet e ekipit mungojnë ndaj Atalantas!

15 Dhjetor 2019
17:13
back button

Milani nuk fitoi dot ndaj Sassuolos dhe u ndal në barazim 0-0, por lajmi më i keq është se në ndeshjen e fundit të vitit, atë ndaj Atalantas në Bergamo, do të mungojnë si ylli i ekipit Theo Hernandez (4 gola dhe 1 asist deri tani) ashtu edhe braziliani Paqueta.

Të dy morën kartonë të verdhë ndaj Sassuolos dhe kanë plotësuar numrin e skualifikimit. Pioli pritet të hedhë në fushë Ricardo Rodriguez në të majtë dhe në mesin e fushës mund të luajë edhe Krunic (edhe pse treshja Bennacer, Kessie dhe Bonaventura mund të ripërsëritet).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit