Lajmin e jep me stil Hazard, merret vendimi për trajnerin e Belgjikës

20 Maj 2020
13:47
Alfred Lleshi
back button

Roberto Martinez do të jetë trajner i Belgjikës edhe në Kampionatet Europian 2021 dhe në Kupën e Botës 2022. Spanjolli ka ronovuar kontratën që e lidh atë me “Djajtë e Kuq” edhe për dy vitet e ardhshme. Njoftimi përkatës është bërë nga Federata Belge e Futbollit në mënyrën më origjinale të mundshme: përmes një videoje të bukur, të edituar brenda FIFA 20, me bashkëpunimin ilustrues të kapitenit Eden Hazard.

Ky është njoftimi zyrtar për shtyp, që shfaqet në pjesën e fundit të videos dhe në fakt parashikon konferencën për shtyp prezantuese: “Federata Mbretërore Belge e Futbollit është krenare të njoftojë se Roberto Martinez e ka zgjatur kontratën deri në vitin 2022”. Pas rezultateve të shkëlqyera, të arritura vitet e fundit, brezi i artë i Belgjikës do t’i besohet akoma ish-trajnerit të Evertonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit