Lakers bëjnë ligjin në Perëndim, Golden State zhyten në krizë

9 Nëntor 2019
10:43
Telesport
back button

Lakers vazhdojnë të jenë skuadra më e mirë në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 95-80 ndaj Miami, ndeshje mes dy ekipesh pretendente këtë sezon. Takim i dominuar nga kalifornianët, që patën epërsi gjatë gjithë kohës, me dyshen Davis-James që bëri diferencën në fushë (së bashku 51 pikë). Pas kohës shtesë humbet skuadra e Golden State, që u mund 125-119 nga Minnesota, në një ndeshje spektakolare. Wiggins me 40 pikë ishte lider për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 52 pikët e Russell për miqtë (mungoi Curry).

Humbet skuadra e Milëaukee, humbja e tretë sezonale, që u mund 103-100 nga Utah Jazz, në një ndeshje të ekuilibruar. Bogdanovic me 33 pikë ishte shënuesi më i mirë për Jazz, ndërsa 30 pikët e 13 rebound të Antetokonumpo mbetën për statistikë. Fitojnë edhe kampionët e Toronto, që mposhtën 122-104 New Orleans, ndeshje ku difdrencën e bëri Siakam me 44 pikë e 10 rebound. Ndërsa Denver, falë 26 pikëve të Jokic, mundi 100-97 Philadelphia.

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – Detroit, 112-106

Orlando – Memphis, 118-86

Washington – Cleveland, 100-113

Atlanta – Sacramento, 109-121

Minnesota – Golden State, 125-119

New Orleans – Toronto, 104-122

Dallas – New York, 102-106

Denver – Philadelphia, 100-97

Utah Jazz – Milwaukee, 103-100

Portland – Brooklyn, 115-119

Lakers – Miami, 95-80

Lajme të tjera

Lajmet e fundit