Lakers bëjnë ligjin në Perëndim, Golden State zhgënjen sërish

16 Dhjetor 2019
8:22
Telesport
back button

Skuadra e Lakers vijon të dominojë në Konferencën e Perëndimit, duke mundur 101-96 Atlanta. Fitore e vështirë për Lakers, që edhe pse patën një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës nuk arritën të shkëputeshin. James realizoi 32 pikë e 13 rebound, ndërsa Davis 27 pikë e 13 rebound, një dyshe magjike, që po bën diferencën në çdo ndeshje.

Fiton edhe Denver, 111-105 ndaj New York, fitore me përmbysje e skuadrës së Nuggets. Nikola Jokic ishte më i miri në fushë për Denver, me 25 pikë e 10 rebound. Vijon të zhgënjejë skuadra e Golden State, që u mund 100-79 në fushën e saj nga Sacramento (Bogdanovic 25 pikë), ndërsa Indiana fitoi 107-85 ndaj Charlotte (Holiday 23 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

New Orleans – Orlando, 119-130

Indiana – Charlotte, 107-85

Atlanta – Lakers, 96-101

Brooklyn – Philadelphia, 109-89

Denver – New York, 111-105

Golden State – Sacramento, 79-100

Lajme të tjera

Lajmet e fundit