Lakers dominojnë në Perëndim, LeBron mposht ish-skuadrën

14 Janar 2020
8:21
Telesport
back button

Skuadra e Lakers vazhdon të dominojë në Konferencën e Perëndimit, duke fituar sot 128-99 ndaj Cleveland. Një ndeshje me dy pamje, më e mirë për miqtë në pjesën e parë (Kevin Love 21 pikë e 11 rebound), porn ë të dytën vjen përmbysja e kalifornianëve. LeBron James realizoi 31 pikë, mbështetur nga Howard me 21 pikë e 15 rebound. Pas kohës shtesë fiton Neë Orleans, që mundi 117-110 Detroit, ndeshje me emocione në fundin e saj. Për Pelicans u dallua Okafor me 25 pikë e 14 rebound, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Derrick Rose për Pistons.

Pa probleme fiton skuadra e Boston, që mundi 113-101 Chicago, ndeshje ku për Celtics u dallua Tatum, autor i 21 pikëve. Në sekondat e fundit triumfon Orlando, që mundi 114-112 Sacramento. Edhe pse Bjelica realizoi 34 pikë për vendasit, ato s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për Orlando u dalluan Vucevic (26 pikë e 15 rebound) e Fournier me 25 pikë. Rikthehet te fitorja Oklahoma, që mundi 117-104 Minnesota (Gallinari 30 pikë dhe Alex 20 pikë, 20 rebound e 10 asist), ndërsa Portland fitoi 115-112 ndaj Charlotte (Lillard 30 pikë e McCollum 27 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – New Orleans, 110-117

Indiana – Philadelphia, 101-95

Boston – Chicago, 113-101

Minnesota – Oklahoma, 104-117

Portland – Charlotte, 115-112

Sacramento – Orlando, 112-114

Lakers – Cleveland, 128-99

Lajme të tjera

Lajmet e fundit