Lakers e Milwaukee fitojnë sfidat e radhës dhe shkojnë në gjysmëfinalet e “in season tournament”

6 Dhjetor 2023
8:13
Telesport
back button

Lakers fitojnë 106-103 ndaj Phoenix në “in season tournament”, ndeshje që vlen edhe për NBA. Sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku prë Lakers u dalluan të zakonshmit LeBron James (31 pikë e 11 asist) e Anthony Davis (27 pikë e 15 rebound).

Për Pheonix, veteran kevin Durant realizoi 31 pikë, por që mbetën për statistikë. Fitorja ngjit skuadrën e Lakers në vendin e katërt në Konferencën e Perëndimit.

Në Lindje, Milwaukee mposhti me lehtësi 146-122 skuadrën e New York, ndeshje e komanduar gjatë gjithë kohës nga basketbollistët e Bucks. Randle realizoi 41 pikë për nju-jorkezët, por i vetëm nuk mund të bënte asgjë.

Për Milwaukee shkëlqeu Giannis Antetokounmpo, me 35 pikë e 10 asist, mbështetur edhe nga Lillard me 28 pikë. Fitorja kualifikon Bucks në gjysmëfinalet e “in season tournament” dhe arrin Boston në krye të renditjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit