Lakers fitojnë duelin me Brooklyn, Golden State bën detyrën

26 Janar 2022
8:33
Telesport
back button

Ekipi i Lakers fitoi sot “big match” të NBA-së ndaj Brooklyn me rezultatin 106-96. Fitore e rëndësishme kjo për kalifornianët ndaj një skuadre rivale, por lajmi më i mirë është rikthimi në fushë i Davis (8 pikë në 25 minuta). Më i miri për Lakers ishte James me 33 pikë, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët, 12 rebound e 11 asist të Harden për Nets.

Pa probleme fiton ekipi i Golden State, që mposhti 130-92 Dallas, sfidë ku 7 lojtarë të Warriors realizuan mbi 10 pikë (Kuminga 22 pikë më i miri). Fitore në sekondat e fundit arriti Clippers, që mundi 116-115 Washington, me dyshen Coffey-Kennard protagonistë, që së bashku realizuan 54 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Denver, 105-110

Philadelphia – New Orleans, 117-107

Toronto – Charlotte, 125-113

Washington – Clippers, 115-116

Boston – Sacramento, 128-75

Brooklyn – Lakers, 96-106

Houston – San Antonio, 104-134

Golden State – Dallas, 130-92

Portland – Minnesota, 107-109

Lajme të tjera

Lajmet e fundit