Lakers fiton duelin e kreut ndaj Denver, Toronto “leksion” Milwaukee

11 Gusht 2020
9:19
Telesport
back button

Lakers konfirmohen si skuadra më e mirë në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 124-121 ndaj Denver, një përballje mes dy ekipeve më të mira në këtë kah të NBA-së. Ndeshje me rivalitet dhe emocione, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. LeBron James realizoi 29 pikë e 12 asist, mbështetur nga Davis me 27 pikë e Kuzma me 25 pikë.

Skuadra kampione e Toronto arrin një fitore të rëndësishme ndaj Milwaukee me shifrat 114-106, duke u konfirmuar si një ndër ekipet pretendente për titull edhe këtë sezon. Mungesa e Antetokounmpo u ndje te skuadra e Bucks, ndërsa për kanadezët u dallua Boucher me 25 pikë e 11 rebound.

NBA – Rezultatet e sotme

Oklahoma – Phoenix, 101-128

Dallas – Utah Jazz, 122-114

Milwaukee – Toronto, 106-114

Miami – Indiana, 114-92

Lakers – Denver, 124-121

Lajme të tjera

Lajmet e fundit