Lakers gati për sezonin e ri, LeBron e Davis paralajmërojnë: Do të shihni një skuadër ndryshe!

1 Tetor 2022
17:25
Telesport
back button

LeBron James ka karikuar skuadrën e tij në prag të sezonit të ri 2022-2023 në NBA, që do të nisë më 18 tetor. Ylli i Lakers shprehet se është më në formë krahasuar me vitin e kaluar dhe se do të ketë më shumë minuta në dispozicion në fushë.

Kam ndërmend të luaj më shumë se vitin e kaluar, duke nisur nga takimet që zhvillojmë në fazën përgatitore. Ajo që ka rëndësi është që të gjithë ne të inkuadrohemi sa më shpejt dhe sa më mirë me skemat e trajnerit të ri”, tha James.

Këtë sezon, Lakers do të drejtohen nga trajneri Dervin Ham. Edhe Anthony Davis mezi pret të nisë sezoni i ri: “Dua një sezon pa dëmtime. Këtë verë e kalova duke forcuar fizikun tim, pasi dua të ndihmoj sa më shumë Lakers për arritjen e objektivave”.

Diferencën këtë vit do ta bëjmë në mbrojtje, pasi aty do të jemi më të fortë se vitin e kaluar. Më pëlqen të kem një ekip mbrojtës. Mendoj se do të shihni një skuadër ndryshe nga ajo që jeni mësuar të shihni dhe do të shihni një grup të fortë”, tha Ham.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit