Lakers humbasin në sekondën e fundit, fitore për Boston e Phoenix

29 Nëntor 2022
9:10
Telesport
back button

Skuadra e Lakers u ndal sot nga Indiana, që fitoi 116-115 në sekondën e fundit. Haliburton me 24 pikë e Mathurin me 23 i dhanë fitoren ekipit mik, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e 13 rebound të Davis për kalifornianët. Jashtë fushe fiton Chicago, që mundi 114-107 Utah Jazz, ndeshje ku u dallua DeRozan, autor i 26 pikëve.

Boston vijon të jetë skuadra më e mirë në NBA këtë sezon, me 17 fitore. Celtics fituan sot 140-105 ndaj Charlotte, sfidë ku diferencën e bëri Tatum me 35 pikë. Në Perëndim kryeson skuadra e Phoenix, që mundi 122-117 Sacramento, me Booker protagonist, autor i 44 pikëve. Ndërsa Denver, falë 32 pikëve e 12 rebound të Jokic, mundi 129-113 Houston.

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – Atlanta, 104-101

Washington – Minnesota, 142-127

Boston – Charlotte, 140-105

Brooklyn – Orlando, 109-102

Toronto – Cleveland, 100-88

New Orleans – Oklahoma, 105-101

Denver – Houston, 129-113

Utah jazz – Chicago, 107-114

Sacramento – Phoenix, 117-122

Lakers – Indiana, 115-116

Lajme të tjera

Lajmet e fundit