Lakers në autobus pas festës, harrojnë lojtarin në dhomat e zhveshjes

13 Tetor 2020
11:00
Telesport
back button

E pabesueshmja ka ndodhur pas ndeshjes Lakers-Miami, ku ekipi kalifornian fitoi titullin kampion në NBA.

Pasi kanë mbaruar festimet në fushë dhe dhomat e zhveshjes, skuadra është larguar me autobus për në hotel. Por në dhomat e zhveshjes kanë harruar basketbollistin Quinn Cook.

Ky i fundit e mori vesh se skuadra ishte larguar kur pa se doli “live” në Instagram shoku i tij të skuadrës JR Smith, që festonte nga autobusi. Atëherë ka kuptuar se kishte mbetur i vetëm në stadium.

Kjo situatë ka krijuar jo pak të qeshura, pasi Cook kërkonte “ndihmë” që dikush të vinte ta merrte në stadium.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit