Lakers në krizë, 6 humbje dhe asnjë fitore në fazën përgatitore

15 Tetor 2021
12:24
Telesport
back button

Sezoni 2021-2022 ka për të qenë shumë i vështirë për skuadrën e Lakers, që konsiderohet favorite për titull. Edhe pse në ekip kanë ardhur disa kampionë, si Russell Westbrook e Carmelo Anthony, skuadra nuk po gjen dot rrugën për të fitorja.

Në 6 miqësore që Lakers kanë luajtur gjatë dy javëve të fundit kanë pësuar 6 humbje, duke mos fituar dot asnjë ndeshje. Edhe pse në fushë kanë zbritur të gjithë basketbollistët “vip”, si LeBron James e Carmelo Anthony, fitoret kanë munguar.

Një situatë aspak e mirë kjo për kalifornianët, që rrezikojnë të kenë një ngërç psikologjik para ndeshjeve zyrtare, që nisin pas disa ditësh. Në këto 6 takime, Lakers janë mundur nga Brooklyn, Phoenix (2 herë), Golden State (2 herë) dhe Sacramento.

Këtë verë, klubi bëri një ndryshim total të skuadrës, duke larguar 14 basketbollistë. Duket se për trajnerin Frank Vogel do të ketë shumë punë për të krijuar një tjetër ansambël fitues, që të synojë titullin kampion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit