Lakers në krizë, tjetër humbje dhe sherr mes Davis dhe Howard (Video)

23 Tetor 2021
9:33
Telesport
back button

Situata nuk duket aspak mirë te skuadra e Lakers, që sot pësuan humbjen e dytë në kampionat në po kaq takime të luajtura. Kalifornianët u mundën 115-105 nga Phoenix, ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, por fitorja ishte e merituar për miqtë.

Chris Paul me 23 pikë e 14 asist ishte lider për Phoenix, mbështetur nga Booker me 22 pikë e Bridges me 21. Në kahun tjetër, LeBron realizoi 25 pikë e Davis 22 pikë e 14 rebound, por që s’mjaftuan. Madje në stol, pati momente tensioni mes Davis dhe Howard, ku u desh ndërhyrja e skuadrës për t’i ndarë.

Në Perëndim, nuk zhgënjen Utah Jazz, që fitoi 110-101 në fushën e Sacramento, ndeshje ku u dallua Mitchell me 27 pikë. Fitoren e parë sezonale korri Brooklyn, që mundi 114-109 Philadelphia jashtë fushe (Durant 29 pikë, 15 rebound e 12 asist).

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Charlotte, 112-123

Orlando – New York, 96-121

Washington – Indiana, 135-134

Boston – Toronto, 83-115

Philadelphia – Brooklyn, 109-114

Chicago – New Orleans, 128-112

Houston – Oklahoma, 124-91

Denver – San Antonio, 102-96

Lakers – Phoenix, 105-115

Sacramento – Utah Jazz, 101-110

Lajme të tjera

Lajmet e fundit