Lakers planifikojnë rikthimin e bujshëm pas dëmtimit të Cousins

18 Gusht 2019
14:20
Telesport
back button

Skuadra e Lakers ka ende një vend bosh grupin e lojtarëve që do të ketë për sezonin e ri 2019-2020 në NBA. Në fakt, ky vend është rezervuar për Andrea Iguodala, në rast se ai vendos të largohet nga Memphis.

Gjithsesi, nga ky ekip mund të vijë një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për shtatlartin Dwight Howard. Ky do të ishte një rikthim për 33-vjeçarin Howard, që ka luajtur me Lakers në sezonin 2012-2013.

Lojtari është nën kontratë me Memphis, por nuk bën pjesë në planet e këtij ekipi, duke qenë lojtar stoli. Për pasojë ai mund të largohet dhe transferimi te Lakers është i mundshëm duke parë nevojën që ka ky ekip për një lojtar qendër.

Pak ditë më parë u dëmtua DeMarcus Cousins, qendra titullare e Lakers dhe pritet që ai të mungojë në shumicën e sezonit të ri. Skuadra kaliforniane ka vetëm një qendër në dispozicion, JoVale McGee, ndaj po mendon të rikthejë Howard për një sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit