Lakers triumfojnë edhe në biznes, “boom” shitjesh të fanellës të ekipit kampion

15 Tetor 2020
12:18
Telesport
back button

Triumfi në finalet play off të NBA-së, ku Lakers mposhtën 4-2 me ndeshje rivalët e Miami, ka sjellë një tjetër sukses për skuadrën kaliforniane.

Sipas mediave amerikane ka patur një “boom” shitjesh të fanellave të skuadrës së Lakers dhe jo vetëm.

Edhe shajet, kapelet, stemat, atletet dhe aksesorë të tjerë që kanë logon e Lakers kanë patur një shitje përtej normales.

Jo vetëm kaq, por është vendosur një rekord shitjesh dhe të ardhurash, që ka thyer rekordin e vitit 2016, kur kampion në NBA u shpall skuadra e Cleveland Cavaliers.

Në vetëm 12 orë janë regjistruar më shumë shitje të fanellave të Lakers se sa ka realizuar skuadra e Cleveland në 30 ditë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit