Lakers zgjedhin trajnerin e ri, një emër surprizë në stolin e ekipit kalifornian

12 Maj 2019
11:01
Telesport
back button

Frank Vogel do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Lakers në NBA. Lajmi ende nuk është zyrtar, por ESPN konfirmon se drejtuesit e ekipit kalifornian kanë arritur marrëveshjen me trajnerin 45-vjeçar (do të zërë vendin e Luke Walton).

Vogel do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me Lakers dhe në stafin e tij do të jetë edhe një ikonë e NBA-së si Jason Kidd. Marrëveshja me Frank Vogel ka befasuar të gjithë, pasi mendohej se kandidati kryesor dhe i vetëm në garë ishte Tyronn Lue (mësohet se ka refuzuar ofertën e ekipit kalifornian).

Gjithsesi, duket se situata është përmbysur orët e fundit, pas një takimi që drejtuesit e Lakers kanë patur me trajnerin e ri. Firmat në kontratë do të hidhen vetëm pasi të zhvillohet edhe një takim i fundit, që do të organizohet javën e ardhshme në Los Anxhelos.

Frank Vogel ka qenë më parë trajner i skuadrës së Indiana Pacers (2011-2016) dhe më pas ka drejtuar skuadrën e Orlando Magic (2016-2018). Sezonin aktual ai nuk ka patur ekip. Në karrierën e tij si trajner ka arritur 304 fitore dhe 291 humbje.

Trajneri Frank Vogel

Lajme të tjera

Lajmet e fundit