Lala këshillon Rashicën, favorizon ekipin gjerman në merkato

8 Maj 2020
20:57
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Werder Bremen, Milot Rashica, ka shfaqur gëzimin e tij për rikthimin e Bundesligës. Ai ka shprehur të gjithë lumturinë e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, megjithatë shqiptari ka dy gëzime.

Ylli i Werderit është një ndër emrat më të lakuar të merkatos së verës dhe ka shumë ekipe pas vetes. Menaxheri Altin Lala është munduar që ta mbajë në fokus, por kur dëgjohen zëra nga Liverpooli, Aston Villa, Dortmund apo Leipzig nuk është e lehtë.

Emri më i mundshëm për të ardhmen e Rashicës është Leipzig. Skuadra gjermane mund t’i japë më shumë besim, pasi me një ekip me yjet e Dortmundit dhe Liverpoolit minutat janë me pikatore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit