Lampard bën premtimin e bujshëm: Ja çfarë mund të bëjë Chelsea im

27 Shtator 2019
19:32
Telesport
back button

Në prag të ndeshjes që Chelsea do të luajë ndaj Brighton në kampionat, trajneri Frank Lampard ka bërë një deklaratë surprizë. “Chelsea im do të renditet në mes të 4 skuadrave më të mira në fund të këtij sezoni”, u shpreh Lampard.

Edhe pse me shumë lojtarë të rinj, trajneri Lampard beson se do t’ia dalë mbanë të duelojë me skuadra që kanë shumë yje, si Liverpool e Manchester City. “Këto dy skuadra janë më lart, por ne mund të duelojmë me United, Tottenham e Arsenal”, tha Lampard.

Ne kemi shumë lojtarë të rinj në përbërje, që mund të rriten nga ndeshja në ndeshje. Na duhet vetëm të punojmë më shumë, stërvitemi më shumë, luajmë sa më shumë”, u shpreh Lampard, që këtë sezon me Chelsea ka fituar vetëm ndaj Wolves dhe Norwich jashtë fushe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit